HAPET QENDRA E RE EDUKATIVE PËR SHKENCAT NATYRORE NË QKF "KARPOSH" 15.10.2020

Sot në Qendrën Kulturore të Fëmijëve "Karposh" u hap një qendër e re edukative e cila mund të përdoret nga fëmijëz dhe të rinjtë nga 5 deri në 17 vjeç për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e shkencave natyrore.

Pajisjet për qendrën edukative janë donacion nga kompania farmaceutike "Varus", e cila shënon 30 vjetorin e saj. Qendra është e pajisur me një panel ndërveprues që ofron modele 3D të anatomisë, mikroskopë, modele anatomike të trupit të njeriut, modele të ADN-së, një komplet laboratorik kimik të plotë dhe një aparat për distilim.

- Sot është një ditë e bukur për Qendrën Kulturore të Fëmijëve "Karposh", po hapim një qendër të re edukative falë përgjegjësisë sociale të kompanisë "Varus". Bëhetë fjalë për  qendër ku fëmijët tanë, nxënësit tanë, do të mund të zhvillojnë afinitetet e tyre ndaj shkencave natyrore jashtë aktiviteteve të tyre të rregullta shkollore në kushtet më moderne që u bënë të mundur falë këtij donacioni. Unë do t'u bëj thirrje edhe kompanive të tjera me përgjegjësi shoqërore në qytetin tonë që të investojnë në njohuritë e fëmijëve, të atyre që do të duhet të jenë bartës të shoqërisë tonë. Faleminderit edhe punonjësve të QKF të cilët me përpjekje mbinjerëzore investojnë në këto kushte të vështira në të cilat jetojmë, në mënyrë që aktivitetet e fëmijëve të mos ndalen - tha Kryetari Petre Shilegov.

Drejtoresha e QKF, Biljana Lalçevska Serafimovska, shtoi se kompania "Varus" në mënyrë hortikulturore e ka rregulluar edhe hapësirën e jashtme përpara QKF - një kopsht i vogël botanik, ku fëmijët dhe prindërit e tyre do të I shijijonë pauzat midis aktiviteteve që zhvillohen në qendër nën protokolle speciale për t'u mbrojtur nga Covid 19.

- Si shënim i 30 vjetorit të "Varus", kjo qendër për shkencat natyrore është kontributi ynë i vogël në zhvillimin e potencialit të studiuesve tanë më të rinj dhe shkencëtarëve të ardhshëm në vend. Shpresojmë se do të stimulojmë më tej kureshtjen e tyre për shkencat natyrore, për të zgjeruar horizontet e tyre dhe për të realizuar idetë e tyre - tha sot Marko Novoviç, drejtori i kompanisë "Varus.