RRESHTDRURI NË RRUGËN MAKSIM GORKI RIPËRTËRIHET ME QERSHI TE REJA JAPONEZE 15.11.2019

Me kërkesë të Komunës Qendër, ekipe të NP “Parqe dhe gjelbërimi” sot prenë 14 qershi të thata tërësisht në njërën anë të rrugës Maksim Gorki. Duam të theksojmë se këto drurë ishin tharë tërësisht për shkak të sëmundjes dhe nuk kishte mundësi për shpëtim.

 

 

Në këtë kontekst, vitin e kaluar Komuna e Qendrës u bëri thirrje kompanive në këtë rrugë kur i pastrojnë objektet të mos derdhin ujë me kimikate në drunjtë. Drunjtë në gjendjen në të cilën ishin (disa tashmë të rrëzuara) paraqisnin rrezik për sigurinë e kalimtarëve në këtë rrugë të frekuentuar, si dhe për sigurinë e pronave të qytetarëve.

 

 

Qyteti i Shkupit të hënën do të mbjell 18 qershi të reja japoneze dhe do ta ripërtërijë këtë rresht drurësh  që e zbukuron qendrën e qytetit tonë.