Shërbimi dimëror 2021-2022 15.11.2021

Nga sot fillon Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit, dhe me këtë edhe aktivitetet e koordinuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, në bazë të Programit të miratuar nga Këshilli dhe mjeteve të parashikuara në Buxhet.

Bartës i aktiviteteve për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve do të jetë NP „Rrugë dhe Rrugica“ me të gjithë mekanizimin dhe potencialin e personelit në dispozicion.

Me programin janë parashikuar volumi, dinamika dhe niveli i mirëmbajtjes së rrugëve me qëllim që të sigurohet zhvillimi i sigurt dhe pa ndërprerje i komunikacionit në rrugët automobilistike të qytetit në kushte dimërore.

Kositë e rrugëve gjatë mirëmbajtjes në kushte dimërore do të pastrohen sipas prioriteteve, siç janë pikat kritike, hyrjet në objekte me rëndësi vitale për qytetarët dhe rrugët automobilistike me rëndësi të veçantë për funksionimin e trafikut/objekte afariste.

Ndërmarrjet publike të tjera janë të obliguara në kuadër të Programit dhe kompetencave të tyre të sigurojnë mekanizimin dhe pajisjet, dhe të kenë përgatitur nënprograme të veçanta për pastrimin e hapësirave publike në kushte dimërore.

Shtabi i Krizave në veçanti u bën apel qytetarëve, bashkësive urbane, këshillave të banesave dhe ndërmarrjeve, që të marrin masa në kohë për largimin e automjeteve nga rrugët, pastrimin e hyrjeve të këmbësorëve, hyrjeve në ndërtesa dhe çatitë e ndërtesave. Në të kundërt, policia dhe inspektorët komunalë do të shqiptojnë gjoba në bazë të Ligjit për Pastërti Publike.

Veçanërisht u bëjmë apel shoferëve që të respektojnë legjislacionin për përdorimin e detyrueshëm të gomave dimërore, gjë me të cilën do të kontribuojnë në organizimin e sigurisë optimale të komunikacionit në kushte dimërore.

Pastrimi i rrugëve shërbyese është nën kompetencat e komunave.

Sezoni dimëror fillon sot, më 15.11.2021, dhe përfundon më 15.03.2022.