GJOBË PREJ 88 MIJË EURO PËR HEDHJEN ILEGALE TË MBETURINAVE NË SHKUP 15.12.2021

Inspektorati për mjedisin jetësor i Qytetit të Shkupit, në suaza të angazhimeve të reja të Qytetit të Shkupit për rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjet inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve, në procesin e kontrolleve të përforcuara për hedhjen e  mbeturinave në Vardarishte ka shqiptuar urdhëresë kundërvajtëse dhe gjobë prej 88 mijë eurosh.

Sipas raportit të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, personat e kapur në flagrancë dhe kanë hedhur  mbeturina në mënyrë ilegale, duke e ndotur në këtë mënyrë mjedisin jetësor dhe kanë rrezikuar sigurinë mbi shëndetin e qytetarëve, gjë që është në kundërshtim me nenin 37 të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave.

Duhet të ketë zgjidhje sistematike dhe secili duhet t'i respektojë ligjet të cilat do të zbatohen pa selektim. Qyteti i Shkupit nuk do të tolerojë asnjë person fizik apo juridik që ndot mjedisin, ndërsa me këtë ndikon në ndotjen e ajrit, tokës dhe ujërave dhe me vetëdije e rrezikon shëndetin dhe jetën e shkupjanëve, dhe çdo shkelje do të sanksionohet përkatësisht.