
Kryetarja Arsovska u takua me ambasadoren e Suedisë, Bengtson 16.2.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengtsson, si dhe me Mikael Aterhog, udhëheqës për bashkëpunim dhe zhvillim në Ambasadë.
Në takim u bisedua për projektet aktuale në të cilat punon Qyteti i Shkupit për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, si dhe për aktivitetet e ardhshme ku me programet e ofruara nga Ambasada do të mundësohen zgjidhje për përmirësimin e situatës së mjedisit jetësor.
Me përkushtim jemi duke punuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa i kushtojmë vëmendje të veçantë përmirësimit të cilësisë së ajrit të ambientit. Në këtë drejtim, prioritet në punën tonë është pastrimi i deponive ilegale që janë burim ndotjeje, stimulimi i mënyrave alternative të transportit dhe blerja e eko-autobusëve - tha Arsovska.
Arsovska dhe Bengtson folën edhe për realizimin e të drejtave të grave dhe përfaqësimin e grave në institucionet e sistemit, gjë që do të rrisë vetëdijen për barazi dhe integrimin e grave në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Në takimin e sotëm u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit midis Qytetit të Shkupit dhe Ambasadës së Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë për projekte të rëndësishme për qytetarët, të cilat mund të realizohen sipas shembujve në Suedi.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK