Aksion ekologjik për gjelbërim në Gjorçe Petrov nga këshilltarët dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit 16.4.2022

Kryetarja Arsovska sot mori pjesë në aksionin ekologjik për gjelbërim në parkun në lagjen Hrom në Gjorçe Petrov, me iniciativë të disa anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Iniciativa për aksionin është organizuar nga grupi këshillëdhënës të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit, ndërsa aktiviteteve iu bashkuan edhe anëtarët e grupit të këshilltarëve të AA, si dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkovski.

Gjatë aktiviteteve të sotme, kryetarja Arsovska dhe këshilltarët vizituan disa lokacione ku u realizuan aksione pastrimi dhe në mënyrë simbolike u mbollën 10 drurë.

Përveç këtyre aktiviteteve, kryetarja Arsovska dhe këshilltarët sot u takuan me anëtarët e këshillit të komunës Gjorçe Petrov, ku diskutuan për përmirësimin e koordinimit të ndërsjellë me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë. Në takime u shkëmbyen mendime dhe ide rreth projekteve, si dhe u dhanë sugjerime për veprim më të mirë të përbashkët dhe bashkëpunim ndërkomunal.