Arsovska - Kostovski: Në vend të deponisë ilegale, është realizuar sipërfaqe e re e gjelbër mbi 3000 metra katrorë në vendbanimin Radishani 16.5.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski dhe drejtorin e NP "Parqe dhe Gjelbërim", Angele Sotirovski, inspektuan sipërfaqen e re të gjelbër në rrugën "Butelska" në vendbanimin Radishani në Komunën e Butelit.Deponia ilegale disavjeçare tash është sipërfaqe e re e gjelbër me mbi 3000 metra katrorë, në fazën e parë është kryer rregullimi hortikulturor i rreth 1 496 metra katrorë sipërfaqeje dhe në fazën e dytë përfundimtare janë rregulluar hortikulturisht 1500 metra katrorë të tjerë.
 
- Në vend të deponisë ilegale disa vjeçare, kemi rregulluar sipërfaqe të re të gjelbër mbi 3000 metra katrorë për qytetarët. Në këtë fazë të parë, në këtë sipërfaqe janë mbjellë mbi 200 fidanë gjethembajtës dhe gjetherënës. Vazhdojmë me realizimin e rregullimit dhe ngritjes së sipërfaqeve të reja të gjelbra dhe korridoreve të gjelbra në Shkup - tha Arsovska.

-Parku i ri për qytetarët e komunës së Butelit përmban shtigje të reja për këmbësorë, sistem të veçantë për ujitje, drurë gjethembajtës dhe gjetherënës, si dhe përmbajtje për më të rinjtë. Fusha e futbollit që është në këtë pjesë është rikonstruktuar tërësisht - tha Kostovski.

Për rregullimin e plotë të kësaj sipërfaqe të gjelbër, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” në mes të parkut ndërtuan shteg për këmbësorë, dhe vendosën  rrethojë mbrojtëse dhe shtylla mbrojtëse.

Qyteti i Shkupit, së bashku me NP “Parqe dhe gjelbërim” dhe komunat, vazhdojnë me aktivitetet për rregullimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra dhe formimin e korridoreve të gjelbra nëpër vendbanimet në Shkup.