AKSIONI PRANVEROR I QYTETIT TË SHKUPIT DHE NDËRMARRJEVE TË QYTETIT NGA SOT REALIZOHET NË KOMUNËN GJORÇE PETROV 16.5.2022

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike të Qytetit, dhe në koordinim me Komunën e Gjorçe Petrovit sot e filluan aksionin e madh pranveror në territorin e kësaj komune.

Ekipet të koordinuara deri në fund të kësaj jave, do të kryejnë aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, dezinfektimin e kontejnerëve, grumbullimin e mbeturinave, sanimin e dëmtimeve të rrugëve, rinovimin dhe vendosjen e sinjalizimit të trafikut, mbjellje të fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelbërimit, Gjithashtu, ekipet do kryejnë riparimin e defekteve dhe problemeve të raportuara nga ana e qytetarëve, kapjen e qenve endacak dhe mundësitë për strehimin e tyre pas trajtimit human, pastrimin e plotë të linjave atmosferike dhe fekale, si dhe pastrimin e ulluqeve në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Në aksionin e madh pranveror në Gjorçe Petrov, në terren të koordinuara do të punojnë ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit "Higjiena Komunale", "Parqe dhe Gjelbërimi", "Ujësjellës dhe Kanalizim", "Lajka", "Rrugë dhe rrugica" dhe "Drisla".

Në kuadër të aksionit pranveror, ekipet e NP Higjiena Komunale do të kryejnë fshirje dhe larje manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, stacioneve të autobusëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe mikrolokacioneve ku ato janë të vendosur. NP Higjiena Komunale në këtë komunë në disa lokacione ka vendosur kontejnerë të posaçëm për mbeturina të rënda, në të cilat qytetarët mund t'i lënë ato, e më pas të njëtat do të merren dhe transportohen në një lokacion të përshtatshëm nga kjo ndërmarrje e qytetit.

Banorët e komunës së Gjorçe Petrovit në periudha të ndryshme deri në përfundim të aksionit (22.05.2022), do të mund t'i hedhin mbeturinat e tyre të rënda në:

1. Gjorçe Petrov 2, stacioni i fundit i autobusit të linjes 5;

2. Krom, stacioni i fundit i autobusit të linjes 4;

3. Tek stacioni i vjetër policor;

4.Tek bashkësia urbane Dame Gruev;

5. Rruga Nikolla Pushkarov, në afërsi të komunës;

6. Rruga Gjorçe Petrov (nga e hëna 16.05.2022 deri të mërkurën 18.05.2022), te Spitali i syve;

7. Rruga 100, tek marketi KAM (nga e enjtja 19.05.2022 deri të dielën 22.05.2022).

Sipas aktiviteteve të përcaktuara, ekipet e NP Parqe dhe Gjelbërimi në Gjorçe Petrov do të punojnë në rregullimin dhe pastrimin e terrenit, mbledhjen e mbeturinave, kositjen e sipërfaqeve të gjelbra, grumbullimin e kositjes, si dhe krasitjen e shkurreve. Punonjësit e Sektorit për rreshtdrurët do të bëjnë formësimin dhe krasitjen drurëve, në bazë të Vendimeve të lëshuar nga Sektori për punë komunale të Qytetit të Shkupit. Ekipet e NP Parqe dhe Gjelbërimi sot kanë kositur gjelbërimin në bulevardin “Gjorçe Petrov” në pjesën drejt Sarajit, si dhe kanë kositur gjelbërimin në lokacionin Jurija në bashkëpunim me ekipe të komunës. Janë krasitur 40 drurë në rrugën Vasil Çakalarov në pjesën nga monumenti i Gjorçe Petrovit deri te ura hekurudhore në Hrom. Intervenimet janë kryer sipas Vendimeve të lëshuara nga Qyteti i Shkupit. Ekipet në ditët në vijim do të vazhdojnë aktivitetet në bulevardin Ushtria maqedonase dhe rrugën Luka Gerov.

Ekipet e NP rrugë dhe rrugica përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit do të punojnë në riparimin e gropave në rrugën Gjorce Petrov, rrugën “Volkovska”, rrugën “Crnogorska”, rrugën Lepenec dhe rrugën “Sharplaninska”. Sikurse edhe në komunat tjera, edhe në rrugët e komunës së Gjorçe Petrovit do të shënohen stacionet e taksive në rrugët e teritorrit të komunës së Gjorçe Petrovit dhe do të sanohen mangësitë e sinjalistikës ndriçuese. NP Rrugë dhe rrugica sot kanë punuar në rrugën Gjorçe Petrov dhe kanë rregulluar gropat goditëse me sipërfaqe prej 18 metra katrorë. Ekipet që mirëmbajnë semaforët kanë bërë kontroll të semaforëve në Gjorçe Petrov dhe kanë konstatuar mangësitë e semaforëve të cilët do të sanohen deri në fund të javës.Pasi që sot nis shënjimi i rrugëve gjatë orëve të natës në qytet, gjatë mbrëmjes do të shënohen edhe stacionet e taksive në komunën e Gjorçe Petrovit.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” në Komunën e Gjorçe Petrovit gjatë kohës ës aksionit do të punojë në rrugët Boris Sarafov, Gjorçe petrov dhe Luka Gerov. Sot, ekipet në rrugën Gjorçe Petrov kanë kontrolluar 52 puseta, kanë pastruar manualisht 23 puseta, 160 ulluqe, dhe kanë larë me cisterne me vakuum kanalin prej 430 metrash dhe kanë pastruar 430 metra me cisternë nën presion.

Ekipet e NP Lajka do të veprojnë në katër lokacione kyçe në komunën e Gjorçe Petrovit, gjegjësisht në rrugën Luka Gerov, rreth objektit të komunës, në territorin e vendbanimit Volkovë dhe tek varrezat.

Ndërmarrja publike “Drisla” në kuadër të aksionit pranveror në Gjorçe Petrov do të pranojë, dhe deponojë mbeturinat komunale, mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat tjera që do të grumbullohen në territorin e komunës Gjorçe Petrov.

 

Aksioni pranveror në komunën e Gjorçe Petrovit ka filluar sot më 16 maj dhe do të zgjasë deri më 20 maj dhe më pas ekipet e ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punën në komunën e ardhshme që është planifikuar, ku do të vazhdojnë aktivitetet e tyre në terren në lokacionet e përcaktuara sipas shembullit të komunës së Kisella Vodës, Karposhit, Aerodromit, Gazi Babës, Çairit, Butelit ,Shuto Orizares Qendër dhe komuna Gjorçe Petrov.