SHILEGOV: PËR SHKUPIN DO TË BËJ KOMPROMISE ME TË GJITHË, POR ME SHKUPIN NUK DO TË BËJ KOMPROMISE ME 16.7.2019

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot e mbajti seancën e pestë të jashtëzakonshme në të cilën miratoi vendimet me të cilat u anuluan marrëveshjet e mëparshme dhe procedurat për dhënien e deponisë "Drisla" me koncesion dhe e njëjta përsëri bëhet ndërmarrje publike që është në kompetencë të Qytetit të Shkupit.

 Para Këshillit, kryetari Shilegov i arsyetoi Vendimet duke thënë se kështu jepet mundësia të mbyllen të gjitha anomalitë dhe golgota, përmes të cilave qytetarët e Shkupit kanë qenë të vendosur gjatë 8 viteve të kaluara. 

 

- Për Shkupin, do të bëj kompromis me të gjithë, por me Shkupin nuk do të bëj kompromis me askënd, dhe kur më pyetët se kush do të jetë garantues për zbatimin konsekuent të vendimit, u përgjigja se unë do të jem garantues i zbatimit të tij. Vendimi i kaluar u bazua në vendimin e Gjykatës së Lartë administrative, me të cilin rasti u kthye për rishqyrtim. Ne pastaj vepruam në përputhje me udhëzimet e gjykatës dhe përsëri zgjodhëm një koncesioner të ri.Sipas rregullave të dokumentacionit të tenderit, koncesionari i ri kishte afat prej 30 ditësh për të themeluar person juridik në territorin e RMV, person juridik që do të ishte subjekti  me të cilin Qyteti do të arrinte marrëveshje për menaxhimin me Drislën. Të gjithë të përfshirët në procedurë u njoftuan më 13 qershor 2019, në përputhje me vendimin që keni miratuar muajin e kaluar, duke i përfshirë edhe firmat nga konsorciumi i udhëhequr nga kompania "Sholc", e cila sipas asaj që kemi marrë nga DHL posta, njoftimi është marrë njoftimi më 14 qershor 2019.  Rregullat e tenderit janë rigoroze, kanë kaluar 30 ditë kur duhej të themelonin firmë. Ne pritëm deri në 15 qershor 2019, sepse ky është afati ligjor dhe deri më datë 15 qershor Qyteti nuk ka marrë njoftim, as vërtetim që një person i tillë juridik është themeluar dhe për këtë arsye nuk kemi subjekt juridik me të cilin Qyteti mund të arrijë marrëveshje - tha Shilegov.


Kryetari Shilegov shtoi se menjëherë pas skadimit të afatit, me kërkesë të tij u thirr  seancë e jashtëzakonshme për të miratuar vendimet e reja që do ta anulonin të gjithë procedurën dhe deponia "Drisla" do të kthehet në qeverisje të Qytetit të Shkupit.

- Procedurat e tenderit janë edhe më eksplicite dhe thonë se nëse ofertuesi i parë i ranguar nuk e lidh marrëveshjen, ndërsa ne nuk kemi mundësi të bëjmë marrëveshje për shkak se nuk kemi me kënd, Komisioni për zbatimin e procedurës do ta ftojë ofertuesin e radhës për të bërë marrëveshje ose jep propozim për anulim të procedurës. Kjo është mundësi që qyteti ynë nuk guxon ta humbasë. Kemi mundësi ta kthejmë koncesionin  konsorciumit italian, me të cilin kemi përvojë të keqe, por nuk kemi asnjë detyrim – plotësoi Shilegovi.


Ai shtoi se kjo situatë është rezultat i durimit dhe analizës së mirë të dokumentacionit të tenderit dhe paraqet mundësi të rrallë për Qytetin që të dalë nga kaosi ligjor që u shkaktua si rezultat i moszbatimit adekuat të procedurës së mëparshme dhe se me këto vendime Qyteti gjithashtu anulon mundësitë për padi potenciale për kompensim të dëmit.