
THIRRJE PUBLIKE PËR “SEMINAR PËR KURATORË” NË SHKUP 2019 16.7.2019
Në kuadër të projektit "KREART" - Rrjeti i Qyteteve për krijimtari artistike (CreArt - NetworkofCitiesforArtisticCreation), Qyteti i Shkupit shpall thirrje publike për pjesëmarrje në Seminarin për kuratorënë Shkup, i cili do të realizohet nga data03 deri më 5 tetor 2019 .
Temat kryesore që do të diskutohen në këtë seminar janë:
- Art mes fjalëve - Pas dialogut;
- Praktika artistike lokale, kushtet lokale ose globale;
-Kontestualizimi i prodhimit artistik;
- Definimii llojeve të ekspozitave, të pavarura, grupore, retrospektive, artet e angazhuara - çfarë do të thotë kjo për kuratorin?
Seminari është i hapur për kuratorët lokalë dhe artistët që janë të lindur ose banorë të ndonjë prej qyteteve pjesëmarrëse në “Creart – Rrjeti i Qyteteve për krijimtarin artistike”: Aveiro, KlermontFeran, Ruen, Gjenova, Leçe, Kaunas, Katovice, Lublin, Liverpull, Shkup, Valladolid dhe Zagreb.
Kuratorët dhe artistët duhet të kenë diplomë në fushën e artit, kuratori ose të fushave të përafërta ose të paktën një vit përvojë pune në muze/galeri.
Organizata i mbulon shpenzimet e udhëtimit (deri në 600 euro) dhe akomodimin, me përjashtim të pjesëmarrësve nga Shkupi.
Drejtor i programit dhe drejtor i punëtorive është NataliRajçinovskaPavleska, arkitekte dhe kritike arti.
Formularin për aplikim online duhet të dorëzohet në internet para datës 3 gushtit 2019 në https://creart2-eu.org/open-calls/
Kërkohen dokumentet e mëposhtme:
- Emri, adresa, numri i telefonit dhe adresën e e-mailit;
- Kopje të skanuar të letërnjoftimit ose pasaportës;
- Biografi e shkurtër;
- Arsyet për pjesëmarrje në seminar me një tekst të shkurtër për propozim-ekspozitë (titulli i pritur) me maksimum 500 fjalë. Është e rëndësishme që ekspozita dhe artisti të jenë nga një kontekst lokal ose tjetër kontekst i njohur.
Drejtoresha e punëtorisë, NataliRajçinovskaPavleska, do të zgjedhë më së shumti 20 kuratorë dhe artistë. Vendimi do të shpallet më ose para 18 gushtit 2019, ndërsa personat e zgjedhur do të duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri më 25 gusht.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK