
KUMTESË 16.9.2019
Qyteti i Shkupit këtë vit ka futur sistem të ri elektronik për pjesëmarrje në Thirrjen Publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2020, të dedikuara për financimin dhe përkrahjen e programeve dhe veprimtarisë së institucioneve publike nga fusha e kulturës të themeluara nga Qyteti i Shkupit për vitin 2020. Përkatësisht, Qyteti i Shkupit, përmes Sektorit për veprimtari publike – seksioni për kulturë, vitet e kaluara ka praktikuar që dokumentet e nevojshme për thirrjen publike të dorëzohen në përmes Arkivit të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht aplikantëtpërveç kërkesësishin të obliguar të dorëzoninedhe dokumentet vijuese: dokument për aktivitetin e regjistruar lëshuar nga Regjistri Qendror i RMV nga viti rrjedhës 2019, vërtetim për llogari bankare të hapur dhe aktive. Gjithashtu, aplikantët duhej të dorëzonin edhe dokumente të tjera, në lidhje me realizimin e aktivitetit (marrëveshje autoriale me pjesëmarrësit, hapësirë të siguruar ose partneritet me një institucion / organizatë, ftesë për pjesëmarrje në shtete tjera, financa shtesë të siguruara etj). Prej këtij viti, Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me SkopjeUrban lab, ka përgatitur një vegël elektronike për të aplikuar në Thirrjen Publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2020, të dedikuara për financimin dhe përkrahjen e programeve dhe veprimtarisë së institucioneve publike nga fusha e kulturës të themeluara nga Qyteti i Shkupit për vitin 2020. Me ndihmën e këtij mjeti, aplikantët e interesuar kanë mundësinë për herë të parë, përveç fletëparaqitjes (aplikacionit), të dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara për pjesëmarrje në thirrjen publike në mënyrë elektronike. Për këtë qëllim, i njoftojmë të gjithë aplikantët e interesuar nga 18.09.2019 që ta ndjekin faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit, profilin zyrtar në facebook të Qytetit të Shkupit dhe mediat e shtypura ku do të publikohet thirrja publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2020, të dedikuara për financimin dhe përkrahjen e programeve dhe veprimtarisë së institucioneve publike nga fusha e kulturës të themeluara nga Qyteti i Shkupit për vitin 2020
|
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK