
LJUBICA JANÇEVA E NËNSHKROI APLIKIMIN PËR JEL 2019 16.9.2019
Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva nënshkroi aplikimin për Javën evropiane të lëvizshmërisë 2019, me ç'rast edhe zyrtarisht filloi JEL 2019, që do të zgjasë 7 ditë, nga 16 deri në 22 shtator, nën moton "Ecni me ne".
- Inkurajimi i qytetarëve që të përfshihen në mënyrë aktive në jetën lokale, ta praktikojnë përgjegjësinë e tyre ndaj mjedisit jetësor si dhe krijimin e kushteve që do t'ua mundësojnë atyre këtë gjë janë qëllimet tona. Realizimi i qëllimeve të qytetarëve jo vetëm që do t'u mundësojë atyre ta kuptojnë rolin e tyre në shoqëri, por gjithashtu do t'u sjellë përfitime të vlefshme, duke ruajtur shëndetin e tyre, si për shkak të mjedisit jetësor më të shëndetshëm poashtu edhe për shkak të lëvizjes së përditshme - ecjes dhe çiklizmit - theksoi Janceva.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të enjten (19.09) nga ora 18:00 në rrugën Dimitrija Çupovski që të bëhen pjesë e "Velo Fiestata", të shoqërohen dhe argëtohen, dhe të marrin pjesë në ngjarjen tradicionale të "Paradë me biçikleta" e cila të premten (20.09) do të fillojë në orën 11:30 nga parku i ri Ibní Pajko, tek objekti i Filharmonisë.
Qyteti i Shkupit këtë vit JEL 2019 e realizon në bashkëpunim me Qendrën e gjelbër maqedonase, Zyrën e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK