Qyteti i Shkupit në vazhdimësi realizon kontrolle në terren të transportuesve publik 16.1.2022

Vazhdojnë kontrollet e jashtëzakonshme në terren përmes kontrolleve të autobusëve dhe furgonëve që transportojnë udhëtarë në territorin e qytetit të Shkupit. Inspektorati ka shqiptuar sot dy gjoba për firmat “Mensur Tours” dhe “Ganiç Ekspluziv” nga Shkupi.

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me kontrollet dhe inspektimet e përditshme në terren të transportuesve të udhëtarëve, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të vazhdueshëm të rregullave ligjore për kryerjen e kësaj veprimtarie. U bëjmë thirrje firmave - transportues të udhëtarëve që në punën e tyre të përditshme t'u përmbahen ligjeve, me qëllim që të mundësohet transport cilësor dhe të sigurt për qytetarët.