
"KREART" - THIRRJE PUBLIKE PËR QËNDRIM ARTISTIK NË SHKUP 16.2.2021
Në kuadër të projektit "KREART" - Rrjeti i Qyteteve për krijimtari artistike (CreArt - Network of Cities for Artistic Creation), Qyteti i Shkupit shpall thirrje publike për qëndrim artistik në Shkup, i cili do të realizohet nga 15 maji deri në 15 qershor 2021 .
Thirrja është për qëndrim artistik dhe të punës në Shkup për dy artistë, një artist i cili jeton dhe punon në Shkup dhe një artist i cili vjen nga 11 qytetet e përfshira në këtë projekt. (Liverpul, Valladolid, Gjenova, Leçe; Klermont-Ferand, Ruen, Zagreb (HDLU), Kaunas, Lublin, Katoviçe dhe Aveiro) Artistët duhet të punojnë në ambientet e IP "Qendra kulturorore informative", në periudhën nga 15 maj deri më 15 qershor 2021, dhe në fund të qëndrimit, do të organizohet një ekspozitë me veprat e krijuara të reja.
Qyteti i Shkupit nga viti 2017 është partner në projektin CreArt (2017-2021) rrjeti Evropian i përbërë nga qytete dhe institucione kulturore publike dhe private. Qëllimi i projektit është t'i përgjigjet disa nevojave të shpërndara nga institucionet kulturore evropiane dhe artistët: të maksimizojë kontributin ekonomik, social dhe kulturor që artet pamore mund të japin duke mbështetur më mirë artistët, menaxherët, industrinë dhe publikun e gjerë, duke u mundësuar atyre që të krijojnë, ekspozojnë dhe shijojnë vepra artistike, si dhe fitojnë qasje në trajnime përmes seminareve, punëtorive dhe programeve kërkimore. Rrjeti përbëhet nga 12 qytete evropiane, partnerë ndërsa lider i projektit është qyteti i Valladolid nga Spanja.
KUSHTET PËR PJESËMARRJE
-Organizatori (IP "Qendra kulturore informative") do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit për artistin i cili vjen nga një qytet i rrjetit "KREART". për qëndrim deri në 100 euro, dhe do të sigurohen materiale për punë jo më shumë se 500 euro;
- Artistët e përzgjedhur do t'i shfrytëzojnë kapacitetet hapësinore dhe teknike të IP "Qendra kulturore informative ";
- Secili artist do të marrë 250 euro si kompensim autorial për ekspozitën;
- Në fund të qëndrimit do të organizohet një ekspozitë e dy artistëve me vepra arti të bëra gjatë qëndrimit në IP "Qendra kulturore informative ";
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
Aplikuesit duhet të sigurojnë në një dokument në formatin PDF:
- Letërnjoftimin ose pasaportën (kopja e skanuar);
- Biografi të shkurtër dhe portofol të plotë të veprave të artit;
- Propozim i shkurtër i projektit (një faqe A4);
-Dokumentacion grafik lidhur me qëndrimin.
-Në rast se ndonjë artist nga qytetet evropiane pengohet të marrë pjesë në rezidencë për shkak të pandemisë Covid-19, organizatori e ka të drejtën të zgjedhë dy artistë nga Shkupi.
Aplikimi për pjesëmarrje nga artistët e interesuar është drejtpërdrejt përmes faqes së internetit të projektit dhe bëhet direkt duke plotësuar aplikacionin online në linkun: https://creart2-eu.org/open-calls/
Afati i fundit për aplikim është 05 prill 2021.
- ВЕСТИ
- 05.03.2021 - QYTETI I SHKUPIT RREGULLOI KUART TË RI TË GJELBËR NË AERODROM
- 04.03.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 162 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 01.03.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 564 AUOTOMJETE
- 01.03.2021 - ZAEVI DHE SHILEGOVI PREZANTUAN PROJEKTIN PËR RIKONSTRUKSIONIN E SALLËS UNIVERZALE
- 26.02.2021 - AKSION I MADH PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LUMIT VARDAR NË GJORÇE PETROV
- 25.02.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 207 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 25.02.2021 - SHILEGOV: BANORËT E SHKUPIT DO TË FITOJNË HAPËSIRË PUBLIKE NË BREGUN E LUMIT VARDAR "13 NËNTORI"
- 24.02.2021 - QYTETI I SHKUPIT - QYTET I BARABARTË GJINOR
- 24.02.2021 - TAKIM PËR NEVOJËN E REFORMAVE NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL
- 23.02.2021 - QYTETI I SHKUPIT DO TA VAZHDOJË BULEVARDIN BORIS TRAJKOVSKI NË DRAÇEVË