Po rregullohet gjelbërimi përgjatë bulevardit “Serbia” 16.2.2022

Ekipet e NP „Parqe dhe Gjelbërim” këto ditë rregulluan hortikulturën e zhardinierit qendror dhe korridorit të djathtë të bulevardit “Serbia”, në drejtimin nga rruga “Hristo Tatarçev” deri në bulevardin “Boris Trajkovski”. Në këto hapësira të gjelbra me sipërfaqe të përgjithshme 670 metra katrorë u vendos dhe pjellor, dhe u rinovua sistemi i ujitjes dhe bari. Sot, ekipet e NP „Parqe dhe Gjelbërim” në këtë lokacion mbollën fidanë me gjelbërim të përhershëm të llojit tuja.

Sipas projektit, brezi i gjelbër i sapoformuar në bulevardin “Srbia” përveç fidanëve me gjelbërim të përhershëm do të zbukurohet edhe me shkurre gjetherënëse. Llojet e fidanëve të zgjedhura që do të zbukurojnë lokacionin janë rezistuese ndaj gazrave shkarkuese dhe ndotjes së ajrit, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një rrugë automobilistike me fluks të madh. Gjithashtu, llojet e zgjedhura të fidanëve nuk do të pengojnë dukshmërinë e rrugës për pjesëmarrësit në trafik.

Ekipet e NP „Parqe dhe Gjelbërim” vazhdojnë me aktivitetet për mbledhjen e gjetheve, mbetjeve dhe letrave nga hapësirat e gjelbra, dhe filluan edhe me mbjelljen e fidanëve të luleve të llojit viola, si dhe me gërmimin e gropave përgjatë bulevardeve si përgatitje për mbjelljen pranverore.

Këto ditë me gjelbërim po rregullohet edhe hapësira publike prej 1.496 metra katrorë në rrugën “Butelska”.