Po ndërtohet korsi e re për biçikleta dhe këmbësorë në bulevardin “Video Smilevski Bato” 16.2.2022

Me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” sot filluan me ndërtimin e korsisë së re për biçikleta dhe këmbësorë në pjesën veriore të bulevardit “Video Smilevski Bato”, në drejtimin nga bulevardi “Fevruarski Pohod” deri në bulevardin “Serbia” me gjatësi të përgjithshme 500 metra.

Ndërtimi i korsive të reja të biçikletave dhe përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese të biçikletave në Shkup është një nga prioritetet e administratës së Qytetit. Në të njëjtën kohë do të punohet edhe në zhvillimin e rrjetit të biçikletave drejt lagjeve periferike, gjë me të cilën do të ulet rreziku nga udhëtimi me biçikleta në rrugët automobilistike, me qëllim siguri më të madhe të qytetarëve të cilët përdorin transportin alternativ.