QYTETI I SHKUPIT NUK DO TË MARRË MASA SHTESË NDAJ OBLIGUESVE TATIMOR DERI SA TË ZGJASIN REKOMANDIMET 16.3.2020

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nuk do të ndërmarrë kurrfarë masa shtesë, përfshirë edhe pagesën e detyruar, ndaj të gjithë obliguesve tatimor në Shkup që kanë borxhe të papaguara, deri sa të zgjasin rekomandimet dhe masat e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ju informojmë se Qyteti i Shkupit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për tatimin e pronës dhe Ligjin për taksat komunale, ka filluar të dorëzojë vendime për tatimin mbi pronën për të gjithë personat fizikë dhe juridikë në territorin e qytetit të Shkupit, si dhe vendime për taksën komunale-firmarinë për të gjithë personat juridikë të regjistruar në territorin e qytetit të Shkupit. Në të njëjtën kohë, dorëzohen edhe paralajmërimet për tatimin në pronë të papaguar për vitin 2019 që nuk e kanë shlyer borxhin për vitin 2019.