QYTETI I SHKUPIT ME 60 KONTEJNERË TË RINJ PËR HEDHJEN E AMBALAZHIT TË QELQIT 16.3.2021

Qyteti i Shkupit, GIZ dhe NP "Higjiena Komunale" sot nënshkruan Marrëveshje  për donacion të 60 kontejnerëve enëve për hedhjen e ambalazhit të qelqit mes NP Higjiena Komunale - Shkup, Qytetit të Shkupit dhe Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ.

Donacioni është realizuar përmes BNjVL dhe GIZ, si dhe zbatohet në kuadër të projektit “Menaxhim me mbetje nga ambalazhi i qelqit të Ballkanit Perëndimor”. Qyteti i Shkupit është një nga gjashtë njësitë e vetëqeverisjes lokale të përfshira në këtë projekt në vendin tonë, përveç Manastirit, Gjevgjelisë, Ilindenit, Shtipit dhe Tetovës dhe është një nga 14 qytetet dhe komunat nga tre vendet pjesëmarrëse në këtë projekti - Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

- Vetëm me këtë projekt janë siguruar gjithsej 122 kontejnerë për qelq, duke i marrë parasysh edhe 62 tjerat paraprake të cilat veçmë janë vendosur në qytetin tonë para disa muajve. Në këtë drejtim, më lejoni të shpreh mirënjohjen time për GIZ, BNJVL dhe "Pakomak", të cilat janë realizues të aktiviteteve projektuese. Këto 60 kontejnerë do të shpërndahen në komunat e Gazi Babës dhe Aerodromit. Qëllimi është që me infrastrukturën e forcuar të mbetjeve të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për riciklimin e qelqit si material paketimi. Për më tepër, kjo do t'u mundësojë ekspertëve të angazhuar të cilët do të ndjekin të gjithë procesin, të zhvillojnë model të përshtatshëm për riciklimin e qelqit, i cili në të ardhmen do të jetë i zbatueshëm në mjedise të tjera të ngjashme - tha kryetari Petre Shilegov, në promovimin e sotëm të kontejnerëve të rinj.

Që nga nesër, kontejnerët e rinj do të vendosen në lokacionet e caktuara, pas së cilës pritet të mbledhë të paktën 20 përqind më shumë qelq në krahasim me vitin e kaluar.

- Prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qytetit tonë që të përfshihen masivisht, të mbledhin shishet, vazot dhe paketimet e tjera prej qelqi që kanë në shtëpitë e tyre dhe t'i hedhin ato ekskluzivisht në këto kontejnerë të specializuar. Riciklimi i mbeturinave është  praktikë që praktikohet gjerësisht në vendet e Bashkimit Evropian që i plotësojnë standardet më të larta ekologjike për trajtimin e mbeturinave. Prandaj, Qyteti do të vazhdojë ta mbindërtojë këtë infrastrukturë në të ardhmen, jo vetëm për kontejnerët për përzgjedhjen e qelqit, por edhe për shishet prej letre dhe plastike, me çka në vazhdimësi do të përmirësohet ky shërbim për qytetarët – paralajmëroi Shilegov.

Në promovimin e sotëm në Oborrin e Riciklimit të NP "Higjiena Komunale" në Karposh morën pjesë edhe drejtori i NP "Higjiena Komunale", Abdusamed Shabani, drejtoresha ekzekutive e BNJVL, Dushica Perisiç dhe përfaqësuesit e "Pakomak" dhe GIZ.