
Gjashtëqind nxënës dhe mësues të shkollave të mesme do të jenë pjesë e projektit „Flas në gjuhën e shokut tim“ 16.3.2022
Në 23 shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit këto ditë filloi realizimi i ciklit të katërt të kurseve tremujore falas online për mësimin e gjuhës maqedonase, shqipe dhe turke. Mësimdhënia është dedikuar për nxënësit dhe mësuesit, dhe të gjithë janë pjesë e projektit "Flas në gjuhën e shokut tim" të parashikuar në Strategjinë e Qytetit të Shkupit për integrim ndëretnik dhe përfshirje qytetare dhe në Programin e aktiviteteve të Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit për vitin 2022.
Me këtë aktivitetet do të përfshihen gjithsej 594 mësues dhe nxënës, një pjesë e tyre do të ndjekin nivelin fillestar, dhe një pjesë tjetër nivelin e zgjatur.
Në përputhje me interesimin e treguar:
- 234 nxënës dhe 3 mësues do të ndjekin nivelin fillestar për mësimin e gjuhës maqedonase;
-71 nxënës dhe 17 mësues do të ndjekin nivelin fillestar për mësimin e gjuhës shqipe, përderisa 12 nxënës dhe 27 mësues do të ndjekin nivelin e zgjatur.
- 172 nxënës dhe 36 mësues do të ndjekin nivelin fillestar për mësimin e gjuhës turke, përderisa 11 nxënës dhe11 mësues do të ndjekin nivelin e zgjatur.
Në këto orë të rinjtë do të kenë mundësi të fitojnë njohuri bazë për gjuhën që flasin shokët e klasës, gjë që do të kontribuojë në socializimin më të lehtë gjuhësor të tyre. Projekti synon stimulimin e bashkësive shkollore për të ndërtuar dhe zhvilluar ndërveprime pozitive ndërmjet nxënësve dhe mësuesve nga bashkësi të ndryshme etnike.
Orët e gjuhës mbahen nga mësues të punësuar në shkollat e mesme dhe të njëjtët mbështeten nga ana logjistike dhe financiare nga Qyteti i Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK