Inspektorët komunalë të Qytetit të Shkupit me kontrolle në terren 16.3.2022

Inspektorët e Seksionit për inspektim komunal pranë Sektorit Inspektorati i Qytetit të Shkupit gjatë javës së kaluar, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, kanë kryer kontrolle në tërë territorin e qytetit të Shkupit.

Inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë kryer tetë kontrolle ndaj personave fizikë dhe juridikë në bazë të ankesave të depozituara në mënyrë elektronike në email-in 24@skopje.gov.mk. Kanë kryer gjithashtu edhe 30 inspektime sipas ankesave të depozituara nëpërmjet arkivit nga persona fizikë dhe juridikë, tre me vendim për detyrim, si dhe janë shqiptuar katër gjoba ndaj personave fizikë dhe juridikë sipas Ligjit për Pastërtinë Publike.