
Arsovska në takim me bashkësitë urbane në Komunën e Karposhit 16.3.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot mbajti në takim koordinues me kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dhe përfaqësues të bashkësive urbane nga Komuna e Karposhit. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe administratës së Qytetit të Shkupit.
Ekipet e Qytetit të Shkupit dakorduan bashkëpunim mujor me Komunën e Karposhit për t'u njohur me të gjitha problemet që kanë qytetarët dhe për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre të cilat më së shumti janë nga fusha e komunikacionit, rregullimit të hapësirës me gjelbërim dhe higjienës komunale. Kërkesat e paraqitura nga qytetarët do të jenë pjesë e planit aksionar me projekte të cilat Qyteti i Shkupit do t'i realizojë në vendbanimet e kësaj komune.
Përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike tashmë kanë filluar aktivitetet në terren për vlerësimin e plotë të gjendjes së lagjeve në Komunën e Karposhit, që përbëhet nga 13 bashkësi urbane dhe 1 bashkësi vendore.
Kryetarja, Danela Arsovska dhe ekipe nga Qyteti i Shkupit në periudhën që kaloi realizuan takime me përfaqësues të bashkësive vendore dhe urbane të komunave në qytetin e Shkupit. Qëllimi i këtij aktiviteti të Qytetit të Shkupit është ballafaqimi me problemet reale të qytetarëve dhe mundësimi i rritjes dhe zhvillimit të shpejtë dhe të balancuar të të gjitha komunave dhe vendbanimeve në to.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK