
Vazhdon rikonstruksioni i korsive për këmbësorë në Parkun e qytetit 16.3.2022
Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” vazhdojnë me aktivitetet për rikonstruksionin dhe riparimin e korsive për këmbësorë në Parkun e qytetit, me sipërfaqe të përgjithshme 18 mijë metra katrorë.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, me urdhër të Qytetit të Shkupit, një pjesë e korsive po rikonstruktohen plotësisht, po riparohen korsitë e dëmtuara, ndërsa në disa pjesë po ndërtohen korsi të reja.
Rikonstruksioni i korsive realizohet në faza, ndërsa momentalisht po punohet në pjesën e dytë të Parkut të qytetit, përkatësisht në segmentin nga fundi i Kopshtit Zoologjik deri te Luna park, ku po asfaltohen korsitë për këmbësorë në një sipërfaqe prej rreth 600 metra katrorë.
Qyteti i Shkupit vazhdon me aktivitetet për mirëmbajtjen e infrastrukturës ekzistuese, ndërtimin e korsive të reja për rekreacion të qytetarëve, si dhe ngritjen e brezave të rinj të gjelbër nëpër vendbanimet në Shkup.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK