
ASFALTIMI I BULEVARDIT NIKOLLA KAREV 16.6.2021
Ekipet e Qytetit të Shkupit filluan me asfaltimin e bulevardit Nikolla Karev, i cili po zgjerohet dhe rindërtohet në pjesën nga kryqëzimi në kazermën "Ilinden" deri në Momin Potok. Këto ditë do të vendoset shtresa mbajtëse e asfaltit në pjesën e zgjeruar të këtij bulevardi të ri, kurse asfaltimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
Në terren po punohet në një trase të gjatë rreth një kilometër, korsia ekzistuese është duke u zgjeruar në 4 korsi për komunikacion, po krijohet hapësirë për gjelbërim dhe po formohen shtigje të përziera këmbësorësh-biçikletash në të dy anët.
Në bulevardin Nikolla Karev, në këtë fazë të dytë të rindërtimit, do të ndërtohet edhe kanalizim i ri atmosferik dhe mur mbajtës në gjatësi prej 690 metra, si dhe do të vendoset ndriçim i ri në të dy anët.
Rindërtimi i kësaj rruge u përdor për të zëvendësuar një pjesë të vjetër dhe për të instaluar infrastrukturën e re nëntokësore aty ku duhej nga subjekte të ndryshme, për të shmangur gërmimin e asfaltit të ri pas përfundimit të rindërtimit.
Bulevardi Nikolla Karev është një rrugë jashtëzakonisht e ngarkuar që përdoret më së shumti nga banorët e Karposhit, Qendrës, Çairit, Shuto Orizarës, Butelit dhe Gazi Babës, por si rrugë tranzit përdoret edhe nga qytetarët që udhëtojnë drejt daljes së qytetit .
Për tu rikujtuar, pranverën e kaluar Qyteti i Shkupit përfundoi fazën e parë të rindërtimit të Bulevardit Nikolla Karev, në pjesën nga pikëlidhëzja në Bit Pazar deri në kryqëzimin në kazermën "Ilinden" në një gjatësi totale prej 1,440 metrash.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK