SHILEGOV: TË RINJTË JANË MOTORI I NJË SHOQËRIE, FORCA KRYESORE LËVIZËSE 16.6.2021

Sot, Kryetari Shilegov mori pjesë në debatin publik "Nga premtimi deri në realizim: Sa ishin politikat lokale të të rinjve në fokus të kryetarëve të komunave?", Organizuar nga Shoqata e liderëve për edukim, aktivizëm dhe zhvillim nga Shkupi.

- Ajo që më ka pëlqyer gjithmonë më shumë tek të rinjtë është se ata duan ndryshim dhe i duan menjëherë. Dhe shumë mire që është ashtu, sepse kjo është ajo që na drejton përpara. Çdo politikan, çdo vendimmarrës në një institucion, në një shtet, dëshiron të ketë rininë në anën e tij, dhe për t'i pasur ata duhet të shpejtojë proceset dhe t'i ndryshojë gjërat për mirë. Pra për këtë arsye të rinjtë janë motori i një shoqërie, forca kryesore lëvizëse që na drejton përpara. Por ajo që nuk duhet t’i lejojmë vetes është që ua përsërisim të gjithëve “ju jeni e ardhmja, ju jeni më të mirët” dhe ajo të mbetet vetëm një klishe që në vetvete nuk do të thotë asgjë. Dhe më besoni, kjo më bezdiste më së shumti kur isha i ri dhe gjithmonë isha kundër kësaj thënjeje. Ajo që na dallon neve si opsion politik nga të tjerët është që ne më pak lavdërohemi, kurse më shumë punojmë dhe këtë gjë më së miri ju e dini - tha Shilegov.

Pra pothuajse në 4 vitet e kaluara, shumë gjëra kanë ndryshuar në mënyrën e funksionimit të qytetit dhe shumë më tepër do të ndryshojnë, veçanërisht në fushën e politikave rinore.

- Në vitin 2018, kur për herë të parë shpallëm thirrjen publike për financimin e programeve, projekteve, aktiviteteve dhe manifestimeve për të rinjtë, në interes të Qytetit të Shkupit, u dhanë 1.000.000 denarë për financimin e 16 shoqatave që morën pjesë në këtë thirrje me shumë projekte cilësore. Prandaj, në vitin 2019 i rritëm mjete për të njëjtën thirrje në 1,781,000 denarë të cilat u ndanë në 24 shoqata. Në vitin 2020, i cili vit ishte i njohur si viti covid, përsëri i rritëm mjetet, këtë herë në 3,220,000 denarë të cilat vitin e kaluar u ndanë në gjithsej 51 projekte me interes për të rinjtë nga shoqata të ndryshme dhe individë. Dhe duhet ta pranoj që çdo vit projektet janë më cilësore të cilat vetëm një gjë na tregojnë, neve nuk na mungojnë të rinjtë me ide dhe vizione për zhvillimin e politikave rinore, të rinjtë janë këtu. E vetmja gjë që duhet bërë është që dikush duhet ta njohë atë cilësi dhe t’i stimulojë në mënyrën e duhur. Dhe këtu suksesi është i pashmangshëm. Kjo na motivoi për të hyrë edhe në një histori tjetër të cilën e kemi premtuar në zgjedhjet e fundit, dhe kjo është formimi i këshillave lokale të rinisë. Për këtë qëllim, Këshilli i Qytetit të Shkupit votoi një vendim për ndryshimin e statutit të Qytetit me qëllim për të krijuar një bazë ligjore për themelimin e këtij këshilli i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për politikat rinore të qytetit. Diku në fillim të këtij muaji, e nënshkrova vendimin për emërimin e një nëpunësi të ri përgjegjës, kështu që duhet ta dini se para 2 dite u emërua bashkëpunëtori im i dashur Dimitar Meçkarovski nga Seksioni për sport dhe rinjë në Sektori për veprimtari  publike në Qytetin e Shkupit - tha Shilegov.