VAZHDON SPËRKATJA TERESTIKE DHE ME AEROPLAN KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP 16.7.2020

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se faza e dytë e dezinfektimit  me aeroplan dhe terestik në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet si vijon:

 

  1. Dezinsektimi me aeroplan, në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet në 18.07.2020 (e shtunë), dhe më në19.07.2020 (e dielë) në orët e hershme të mëngjesit.
  2. Dezinsektimi terestik, në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet nga data 20.07.2020 (e hënë) deri më 24.07.2020 (e premte), në periudhën nga ora 22 deri në 03 të mëngjesit.

 

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Në mënyrë plotësuese, dezinsektimi terestik në qytetin e Shkupit, kundër larvave të mushkonjave do të kryhet në 22.07.2020 (e mërkurë), në periudhën nga 08:00 - 17:00.