NXËNËSIT NGA SHKOLLA E MESME KOÇO RACIN NGA SHTATORI NË SHKOLLË PLOTËSISHT TË RIKONSTRUKTURUAR 16.7.2021

Kryetari Petre Shilegov, së bashku me ministren e Arsimit, Milla Carovska, Kryetarin e Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski, Kryetaren e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, dhe drejtoreshënn e SHMQSH "Koço Racin", Bllagica Pavlovska, mbajti konferencë për media në shkollën ku kanë filluar punimet ndërtimore për rikonstruksionin e saj.

- Sot po inspektojmë rikonstruksionin tashmë të filluar të shkollës, bëhet fjalë për një objekt i cili është i vjetër 57 vjet, e deri më tani nuk është bërë ndonjë ndërhyrje serioze përveç atyre dy vjet e gjysmë më parë që i kreu Qyteti i Shkupit, duke zëvendësuar një pjese të konstruksionit të kulmit dhe zëvendësimin e dyshemeve, si dhe një pjese të ambienteve sanitare në shkollë. Për këtë rikonstruksion do të shpenzohen rreth 54 milion denarë, të cilat Qyteti i ndan nga mjetet e planifikuara të destinuara për investime kapitale në arsim. Pas disa muajve do të kemi objekt krejtësisht të ri këtu, sepse muret e jashtme do të zëvendësohen plotësisht, do të bëhet çati krejtësisht e re, instalimi elektrik dhe hidraulik do të zëvendësohen dhe do të shtohet një instilacion që do të ndihmojë nxënësit për të hyrë seriozisht në procesin e arsimit dighital, një projekt që e ka konfirmuar Qyteti i Shkupit - tha Shilegov.

Ai shtoi se kjo është shkolla e 14-të e fundit, nga gjithsej 23, e cila merr fasadë të re efikase energjetike, dhe se me rikonstruksionet në tre vitet e fundit, janë fituar kushte hapësinore që do të mundësojnë funksionim më dinjitoz si të nxënësve ashtu edhe të ppunonjësve të shkollës. Shilegovi gjithashtu shtoi se ai shpreson që mësimi në shkolla nga shtatori të zhvillohet me prani fizike.

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, theksoi se është e rëndësishme që komunat të kenë në fokusin e tyre arsimin dhe krijimin e hapësirave cilësore për mësim, si dhe përgatitjen e mësuesve për mësimdhënie moderne.