FILLOI VENDOSJA E KONSTRUKSIONIT METALIK E FASADËS TË SALLËS UNIVERZALE 16.8.2021

 

Rikonstruksioni i Sallës Univerzale në qendër të Shkupit është në zhvillim të plotë. Sot mbërriti konstruksioni metalik i sallës së re, instalimi i së cilës do të mundësojë përfundimin e shpejtë të pjesës së jashtme të këtij objekt kulti për Shkupin dhe shkupjanët.

-Dje, ndava me publikun se si planifikojmë të duket brendësia e objektit. Karakteri i objektit është i atillë që së pari duhet punuar pjesën e jashtme, sepse objekti është montazhë, dhe më pas hyjmë brenda. Në 40 ditët e ardhshme, pres që kjo pjesë e punës të përfundojë plotësisht, dhe banorët e Shkupit të shohin pamjen e jashtme të re në fillim të tetorit, me një pjesë të brendshme të Sallës Univerzale të përfunduar. Në dy muajt e kaluar kemi punuar mbi themelet, në hedhjen e themeleve të reja që mund të mbështesin të gjithë këtë strukturë që ishte edhe subjekt i ekzaminimeve sizmologjike për të mos e prishur statikën dhe stabilitetin  e objektit. Këto janë në fakt shtyllat mbajtëse të Sallës së re Univerzale - tha sot kryetari Petre Shilegov, i cili inspektoi procesin e rikonstruksionit të sallës.

Qëllimi im përfundimtar është që ne të cilët kemi kujtime nga Salla Univerzale, të u mundësojmë brezave të ardhshëm të krijojnë kujtimet e tyre për Sallën e re Univerzale. Dua të theksoj se pas 50 vitesh pritjeje, më në fund kemi rindërtim të plotë të Sallës Univerzale,që do të thotë se, sipas mënyrës sesi po punojmë tani, Shkupi në 50 vitet e ardhshme nuk do të ketë nevojë për sallë të re koncertesh të kësaj madhësie. Rikonstruksioni i pjesës së jashtme të sallës kushton 1.9 milion euro, dhe nevojiten mjete shtesë, të cilat tashmë janë siguruar në bisedimet me Qeverinë, për brendësinë e sallës. Pritjet e mia janë që në sezonin e ardhshëm të koncerteve, do të mund ta shijojmë bukurinë e Sallës Univerzale- theksoi Shilegovi.

Rikujtojmë, ky objekt kulti do të rindërtohet në formën dhe madhësinë ekzistuese, duke ruajtur pamjen e tij autentike si simbol i rindërtimit të Shkupit pas tërmetit. Projekti për rindërtimin e Sallës Univerzale është përpiluar dhe dhuruar nga arkitekti i famshëm Bujar Muça.