KRYETARI I QYTETIT TË SHKUPIT PETRE SHILEGOV MORI PJESË NË HAPJEN E FABRIKËS SË RE TË KABLLOVE NË SARAJ 16.9.2021

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin Artan Grubi, ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe Ekonomisë Kreshnik Bekteshi  dhe kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sot morën pjesë në hapjen solemne të fabrikës së kabllove „One cable“, në zonën industriale „Saraj“.

  • Ky investim privat me vlerë mbi tre milionë euro, punëson tridhjetë persona me kualifikim të lartë dhe është firmë që zbaton teknologjinë më të re për këto lloj kabllosh. Kjo është dëshmi e vërtetë se ke zbatuar politika të vërteta, mesazhet që i dërgohen shoqërisë, mesazhet që u drejtohen qytetarëve dhe sektorit të biznesit. Dhe ato mesazhe janë mesazhe se në këto katër vite arritëm të krijojmë stabilitet, stabilitet në planin ndërkombëtar, stabilitet në planin e brendshëm, stabilitet në politikat ekonomike të Qeverisë, stabilitet në doktrinat për zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes lokale. Kjo është vetëm një dëshmi se Shkupi është qytet i njëjtë për të gjithë. Më vjen mirë që ju arritët të identifikoni politikën e cila është krijuar në qytet, si dhe infrastrukturën dhe mbështetjen institucionale që kemi dhënë. Puna jonë është që të qetësojmë qytetarët, puna jonë është t’u ndihmojmë qytetarëve, puna jonë është të mbështesim sektorin e biznesit. Kjo nuk ka alternativë. Për një Shkup dhe Maqedoni të tillë ju meritoni çdo ditë të jemi së bashku, të luftojmë, t’i zgjidhim problemet, sepse jemi të lodhur nga ndarjet dhe zënkat, nga thirrjet e ndërsjellëta. Le të krijojmë politika, politika duhet të jetë garë idesh, garë në mbështetje të qytetarëve, dhe jo garë e errësirës. Unë jam i bindur se qytetarët e kanë njohur këtë. Dëshiroj që këtë fabrikë ta zgjeroni sa më shpejt që të jetë e mundur – tha sot kryetari Shilegov.