
NJOFTIM PUBLIK 16.10.2023
Siguria në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësit është një nga prioritetet e Qytetit të Shkupit, pjesë e programit "Për Shkupin Modern" dhe e projekteve infrastrukturore që realizohen në qytet. Vazhdojmë me projektin e vendosjes së sinjalistikës digjitale LED me piktogram në lokacionet ku vitet e kaluara ka pasur aksidente automobilistike dhe të cilat janë shënuar si vende me rrezikshmëri të lartë për këmbësorët, me qëllim rritjen e dukshmërisë. U vendosën shenja rrugore të reja në bul. “Njësitë Partizane” te Palma dhe në rrugën “Jordan Mijalkov”, pasi muajin e kaluar u fillua me vendosjen e sinjalistikës në tri lokacione.
Shenjat rrugore ndriçuese dixhitale LED me piktogram po vendosen në afërsi të shkollave, kopshteve, bulevardeve dhe rrugëve me fluks të madh, me synim rritjen e dukshmërisë së vendkalimeve të këmbësorëve, gjë me të cilën rritet vëmendja e drejtuesve të mjeteve gjatë lëvizjes në komunikacionin rrugor.
Shenjat rrugore LED dhe retroreflektuese mund të rrisin dukshmërinë deri në 60%, gjë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë dhe kohën e manovrimit gjatë vozitjes, duke reduktuar ose shmangur aksidentet e shkaktuara nga reagimi në distancë të pamjaftueshme. Këto shenja rrugore LED mund të reduktojnë aksidentet automobilistike në rrugët lokale për më shumë se 70%.
Kontrasti i informacioneve kryesore te shenjat rrugore LED gjatë natës dhe në kushte të rënduara të motit është rritur me 35%. Me këtë lloj sinjalizimi funksioni i paralajmërimit është përmirësuar dukshëm, dhe i njëjti luan një rol pozitiv në rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK