Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Arsovska u takua me përfaqësues të sindikatave të NTP-së 15.11.2021

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot u takua me përfaqësuesit e tri sindikatave përfaqësuese të të punësuarve në Ndërmarrjen e Transportit Publik Shkup – NTP.

Në takim u bisedua për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë të punësuarit në ndërmarrjen publike dhe për zgjidhjen urgjente të tyre, siç është mungesa e shoferëve cilësorë, mirëmbajtja e punëtorisë dhe problemet që kanë të bëjnë me sektorët e tjerë, gjithashtu u diskutua edhe për bisedimet konkrete për të drejtat e punëtorëve, shpërndarjen e drejtë të pagave, punësimet e reja të rregullta, si dhe për nënshkrimin e Kontratës Kolektive.