
165 kërkesa të qytetarëve të zgjidhura nëpërmjet adresës elektronike 24@skopje.gov.mk të Qytetit të Shkupit 16.12.2021
Vetëm 10 ditë pasi Qyteti i Shkupit vuri në funksion adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk, në të njëjtën arritën 213 kërkesa nga qytetarët, nga të cilat 165 tashmë janë zgjidhur, ndërsa pjesa e mbetur është në fazën e zgjidhjes.
Në këtë adresë elektronike qytetarët mund të raportojnë problemet e tyre, ndërsa administrata e qytetit është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve në një afat nga 24 deri në 72 orë. Hapja e adresës elektronike për komunikim me shkupjanët është vetëm një pjesë e projektit “Qyteti i hapur 24 orë”. Para festave të Vitit të Ri do të hapet Zyra për komunikim me qytetarët për nevojat e tyre dhe shërbimi për reagim të shpejtë me thirrjen e tyre.
Numri më i madh i kërkesave të depozituara nga qytetarët kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve nga higjiena komunale, komunikacioni, parkingu i qytetit, raportime pranë inspektoratit të Qytetit të Shkupit dhe informacione në lidhje me subvencionet e qytetit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK