Realizohet një nga premtimet për 82 ditët e para nga mandati i kryetares Arsovska 17.1.2022

Ekipe të Qytetit, të përbëra nga përfaqësues të sektoreve që do t'u përgjigjen kërkesave të qytetarëve dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike nën kompetencë të Qytetit, filluan vlerësimin e gjendjes me vendbanimet e harruara në qytet dhe përgatitjen e plan-veprimit për realizimin e projekteve për këto vendbanime. Ekipet të cilat veprojnë me qëllim që sa më shpejt dhe me efikasitet t’i zgjidhin problemet me të cilat përballen qytetarët, filluan me aktivitete në terren për vlerësimin e gjendjes me vendbanimet e harruara, përmes takimeve me qytetarë, përfaqësues të bashkësive lokale dhe urbane në komunat e qytetit të Shkupit.

Sot, një nga ekipet në Komunën e Gazi Babës ka biseduar me qytetarët në terren, dhe ka marrë disa nga të dhënat e nevojshme për vlerësim në terren. Pas përfundimit të punës në terren, ndërmerren aktivitete për krijimin e listës me projektet e nevojshme për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen qytetarët, me plan veprimi për realizimin e të njëjtave. Numri më i madh i banorëve në këtë komunë theksuan sfidat me rrjetin e ujësjellësit, infrastrukturën në rrugë, nevojën për trotuare për lëvizje të sigurtë si dhe sinjalizimin adekuat ndriçues.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, muajin e kaluar filloi takimet me bashkësitë lokale dhe urbane nga Komuna e Gazi Babës, ku të gjithë përfaqësuesit patën mundësinë në detaje t’i shpjegojnë sfidat me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj komune.