Arsovska u takua me drejtorin e NDI (Instituti Nacional Demokratik), Robert Skot Hajzlet 17.2.2022

Kryetarja Arsovska u takua me Robert Skot Hajzlet, drejtor i lartë i NDI (Instituti Nacional Demokratik), Aleksandra Cvetkovska, Drejtoreshë e Programit dhe Udhëheqëse e Ekipit të projektit Women Lead, dhe Aleksandra Dimovska, Drejtoreshë dhe Koordinatore e Programit për ID.

Arsovska dhe përfaqësueset e NDI folën edhe për realizimin e të drejtave të grave dhe përfaqësimin e gruas në institucionet e sistemit, me çka do të rritet vetëdija për barazi dhe integrimi i grave në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Lidhur me projektet e realizuara të cilat NDI në vendin tonë, drejtori i NDI Robert Skot, theksoi se organizata realizon projekte në bashkëpunim me OSBE-në, si dhe me disa komuna të vendit. Qëllimi kryesor i këtyre projekteve është prosperiteti dhe integrimi i gruas në jetën shoqërore, si dhe profesionalizmi i kuadrove administrative në komuna dhe institucione, me qëllim përmirësimin dhe efikasitetin e administratës.

Në takim u bisedua për projektet aktuale në të cilat po punon Qyteti i Shkupit për përmirësimin e kushteve të qytetarëve në çdo segment të jetës së përditshme. Arsovska theksoi se bashkëpunimi me NDI-në në të ardhmen mund të paraqet platformë nga e cila administrata e qytetit mund të përfitojë përvoja të reja, të cilat do të kontribuojnë në organizim më të mirë dhe rezultate më të mira në punën e Qytetit të Shkupit.