U hap punkt i ri pagese i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në QT Kapitol 17.2.2022

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” për të mundësuar akses më të madh të qytetarëve për pagesën e faturave vendosi aparat pagese në katin e dytë të Qendrës Tregtare Kapitol.

Vendosja e këtij aparati është pjesë e planit të ndërmarrjes publike për përshpejtimin e procesit të digjitalizimit me qëllim afrimin e shërbimeve pranë përdoruesve të saj. Qytetarët në këtë mënyrë kanë mundësi të shikojnë faturat dhe të kryejnë pagesën duke përdorur kartat master dhe viza nga të gjitha bankat.

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” aparate të tilla ka vendosur në Drejtorinë e ndërmarrjes, në Seksionin për Kujdesin ndaj Përdoruesve të NP “Higjiena Komunale” dhe në QTQ në katin përdhes. Përdoruesit, gjithashtu mund të kenë akses edhe në shërbimet elektronike të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe në ueb-faqen e ndërmarrjes dhe aplikacionin mobil të aksesueshëm për Android dhe iOS.

U rikujtojmë përdoruesve të shërbimeve të kësaj ndërmarrjeje se në vijim është aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritjen e kamatës për pagesën me vonesë me mundësi për lidhjen e kontratave me këste, deri në 28 këste për personat fizikë dhe deri në 24 këste për persona juridikë, që do të zgjasë deri më 15.03.2022. Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje përdoruesve që kanë borxhe të prapambetura, të shfrytëzojnë këtë mundësi, për të shmangur radhët që mund të krijohen gjatë ditëve të fundit.