Rrethrrotullim i ri në “Gjorçe Petrov” 17.2.2023

Qyteti i Shkupit filloi me projektimin e dy projekteve të rëndësishme të premtuara në programin “Për Shkupin Modern”, për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri dhe zgjidhjes me bulevard për “Ushtria Maqedonase” në Gjorçe Petrov. Rrethrrotullimi i ri në kryqëzimin e rëndësishëm, nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, ndërmjet bulevardit “Ushtria Maqedonase” dhe rrugës “Gjorçe Petrov” është realizimi edhe i një kërkese tjetër shumëvjeçare të qytetarëve, e cila deri më tani as që ka filluar me realizim.

Me ndërtimin e këtij rrethrrotullimi do të lehtësohet kaosi në trafikun rrugor në këtë kryqëzim dhe njëkohësisht do të rritet siguria për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Me projektin parashikohet ndërtimi i rrethrrotullimit dhe sipërfaqes rrugore prej 11.700 metrash katrorë, ndërtimi i rrjetit të ri të biçikletave prej 2.700 metrash katrorë dhe i korsisë për këmbësorë 4.100 metra katrorë.


E rëndësishme është ngritja e vazhdueshme e gjelbërimit, fidanëve dhe rregullimit të parterit, prandaj edhe është planifikuar sipërfaqe e re e gjelbëruar prej 2.000 metrash katrorë, me ndriçim publik dhe rrjet adekuat ujësjellësi. Qyteti i Shkupit realizon projekte nga programi që përmban kërkesat kyçe për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.