U mbajt eventi i parë „Mëso me zgjuarsi, puno me profesionalizëm“ 17.2.2023

Nën organizimin e Qytetit të Shkupit, sot u mbajt eventi i parë i dialogut social “Studio me zgjuarsi, puno me profesionalizëm”, nëpërmjet të cilit avancohet angazhimi i të gjitha faktorëve relevantë në sistemin e arsimit të mesëm që në mënyrë aktive t'i përkushtohen sfidës së përmirësimit të arsimit të mesëm profesional, me një qëllim të vetëm krijimin e kuadrove të kualifikuar dhe profesionalë që do të plotësojnë nevojat e tregut të punës, por edhe do të rrisin punësimin e të rinjve.

Në këtë event morën pjesë ndërmarrje të cilat në periudhën e kaluar u përfshinë në hulumtime të organizuara nga Qyteti i Shkupi të orientuara nga shqyrtimi i profileve të kërkuara arsimore në tregun e punës, nevojës për profile të reja profesionale dhe mundësive dhe interesimit për organizimin e mësimit praktik për nxënësit.


Hapi i radhës është lidhja e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet shkollave dhe ndërmarrjeve, i cili do të mundësojë rritjen e numrit të orëve të mësimit praktik dhe përvetësimin e aftësive praktike cilësore nën mbikëqyrjen e mentorëve të trajnuar. Në këtë mënyrë jepet përkrahje reale për vendosjen e sistemit të arsimit dual, që në fakt nënkupton harmonizim real të ofertës arsimore në qytetin e Shkupit me nevojat e punëdhënësve lokalë. Njëkohësisht, nënkupton edhe aftësimin e studentëve për t'u përfshirë më lehtë në tregun e punës, pra lehtëson rrugën drejt punësimit të shpejtë dhe të denjë.

Të gjitha këto aktivitete janë plotësuese edhe me përgatitjen e propozim-planit cilësor për regjistrim, me mbështetjen e arsimit dual në shkollat profesionale nga Qyteti i Shkupit dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të punëdhënësve dhe shkollave.


Në event morën pjesë përfaqësues nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional, drejtorë të shkollave të mesme profesionale të qytetit të Shkupit, përfaqësues nga Oda Ekonomike dhe Zejtare, si dhe përfaqësues lokalë të sektorit privat.