U mbajt seanca e Komisionit për Avancimin e të Drejtave të Pacientëve të Qytetit të Shkupit 17.2.2023

Komisioni për Avancimin e të Drejtave të Pacientëve të Qytetit të Shkupit sot mbajti një konferencë për media në të cilën informoi publikun se problemet e tyre me ofrimin e kujdesit shëndetësor mund t'ia raportojnë Komisionit, i cili është krijuar sërish dhe funksionon për qytetarët.

Pas prezantimit para medieve, Komisioni mbajti seancën e rregullt të kryesuar nga kryetari Dr. Nikola Panovski, si dhe anëtarët Romir Jashareviq, Katerina Jovanovska, Vesna Dameska, Petar Atanasovski, Aneta Georgievska, Dushko Gjorgjiev, Vesna Markovska dhe Brankica Dukovski.

Në seancë u diskutua për tema nën kompetencat e Komisionit dhe u konstatua se çdo pacient, i cili mendon se i është shkelur një e drejtë e caktuar, mund t'i drejtohet Komisionit. Gjithashtu, Komisioni inkurajon qytetarët që të dorëzojnë parashtresa për zgjidhjen e problemeve të tyre.