
Fillon festivali “Hapësira të Reja 2022” 17.6.2022
Lexime poezish, vallëzim, krijimtari artistike do të ofrojë festivali “Hapësira të Reja 2022” që gjatë ditës së nesërme (18.06.20220) nga ora 09:30 deri në orën 21 do të mbahet në bregun e lumit Vardar.
Programi i festivalit këtë vit është ndarë në dy pjesë dhe në dy lokacione – pjesa e parë është në shëtitore deri në hyrjen e anijes “Sinegalija”, nga ana e QTQ-së dhe aty do të jenë segmentet “Hapja”, „Hapësira të reja poetike„ „Vallëzim në breg” “Moment poetik botëror” dhe “Pikturojmë në breg”, ndërsa pjesa e dytë do të përfshijë koncertin me segmentet “Ritëm i ri„ dhe „Mikrofon i hapur„ që do të mbahet në shkallët e Urës së Gurit, te spiranca.
Ekspozita е shitjeve do të vendoset në mëngjes, ndërsa piktorët do të krijojnë gjatë gjithë kohës së programit. Ideja është që i gjithë eventi të jetë një instalacion i madh artistik i përbashkët.
Në përputhje me programin, çdo artist do të prezantohet për një kohë prej 6 minutash, ku poetët duhet të prezantohen për 2 minuta, ndërsa për 4 minuta do të lexojnë një ose dy poezi. Piktorët do të kenë mundësi të prezantojnë veprat e tyre dhe të tregojnë mënyrën e tyre të punës, pikëpamjet artistike dhe poetikën e artit. Në pjesën e dytë janë performancat e muzikantëve, ndërsa para përfundimit të koncertit do të ndahet edhe çmimi për publikun.
Nëse bie shi, eventi do të mbahet në hollin e Qendrës Tregtare të Qytetit – kati përdhes.
Festivali organizohet me mbështetjen financiare të Qytetit të Shkupit, në suazat e Programit për kulturë për vitin 2022.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK