REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË NJË PJESË TË BULEVARDIT ARADHAT PARTIZANE 17.7.2019

 

Qyteti i Shkupit  informon qytetarët se për shkak të punimeve ndërtimore në një pjesë të bulevardit Aradhat partizane, nga sot do të ketë regjim të përkohshëm të trafikut.

Për shkak të vendosjes së shtresës përfundimtare të asfaltit në një pjesë të bulevardit Aradhat partizane, nga ura Kombet e Bashkuara deri te rruga Moskovska tërësisht për trafik do të mbyllet pjesa e bulevardit nga rrethrrotullimi tek Porta Vlae deri në udhëkryqin me rrugën Moskovska (te QTCity Mall), në drejtim të lëvizjes nga Gjorçe Petrovi drejt Qendrës. Në drejtimin e kundërt të rrugës trafiku do të zhvillohet pa ngecje.

Gjatë regjimit të përkohshëm, autobusët e NTP të cilët qarkullojnë përgjatë kësaj pjese të bul. Aradhat partizane do të rikahëzohen përmes rrugës Adolf Cibarovski dhe bul. Mitropolit Teodosij Gologanov, dhe do të kthehen në trasenë e zakonshme përmes rrugës Moskoska.

Asfaltimi kryhet në kuadër të projektit për rindërtimin e një pjese të bul. Aradhat partizane në pjesën nga udhëkryqi me bulevardin 8. Shtator deri te ura Kombet e Bashkuara, me  gjatësi prej dy kilometrash.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe t'i përmbahen regjimit të përkohshëm të trafikut. Në të njëjtën kohë, u lutemi të gjithë pjesëmarrësve në trafik për durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit me vështirësi të trafikut në këtë pjesë të qytetit.