SHILEGOV: Sjellim standarde të reja për trotuaret e qytetit 17.11.2020

Qyteti i Shkupit po vendos standarde të reja në punën gjatë ndërtimit dhe rikonstruksionit të rrugëve, dhe sipas standardeve të reja cilësore janë edhe trotuaret e gjera dhe shtigjet e biçikletave në bul.11 Tetori, 8 Shtatori, Aradhat partizane, Dame Gruev dhe të tjera.

- Ideja ime është që në dy dekadat e ardhshme qyteti jonë duhet të bëhet një qytet me zhvillim të qëndrueshëm, një qytet në të cilin jashtë atij automobilistik, gjithsesi duhet të kemi infrastrukturë të përshtatshme dhe trafik alternativ, veçanërisht të çiklizmit dhe të këmbësorëve, si standarde për të cilat unë kam biseduar me qytetarët gjatë fushatës time zgjedhore, dhe pres që qytetarët të dëshirojnë t'i zbatojmë ato. Ky është standardi për të cilin tashmë jemi duke punuar, ju mund të shihni se edhe qendra po merr një pamje krejtësisht të re dhe Shkupi hap pas hapi bëhet një qytet i cili sikurse unë, por edhe qytetarët e Shkupit e imagjinojnë atë, ndërsa shkupjanët e meritojnë atë - tha Shilegov.

Në bulevardin 11. Tetori, në pjesën nga bulevardi Koço Racin deri te rruga Stiv Naumov (Filip i Dytë i Maqedonisë) përveç rrugës, janë rikonstruktuar edhe trotuaret dhe shtigjet e biçikletave në përputhje me standardet më të fundit për lëvizshmëri të qëndrueshme urbane.

Shtegu i biçikletave dhe trotuari janë mjaft të gjerë dhe të ndara fizikisht nga zhardiniera me gjelbërim qendror ose me resht drurësh për të cilat është instaluar sistem i ujitjes. Shtigjet e biçikletave dhe këmbësorëve ndahen nga rruga me shtylla mbrojtëse gjë që rrit më shumë sigurinë e këmbësorëve dhe çiklistëve. Për shtigjet e këmbësorëve, janë larguar nga përdorimi pllakat të cilat dëmtohen shpejt, dhe është përdorur betoni i shtypur, i cili është më rezistent si material dhe si i tillë më i përshtatshëm për ecje. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç.