Inspektorët dhe rojet komunale të Qytetit të Shkupit gjatë fundjavës shqiptuan 14 gjoba 17.1.2022

Ekipe të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, të përbëra nga inspektorë komunalë dhe inspektorë mjedisi, fundjavën e kaluar shqiptuan gjoba për ndezje zjarri në mjedis të hapur, si dhe për hedhjen e paligjshme të mbetjeve.

U kapën në flagrancë dhe u sanksionuan persona për ndezjen e zjarrit në mjedis të hapur në Shuto Orizare gjë për të cilën u shqiptuan gjoba. Në Komunën e Butelit, nga ana tjetër, në afërsi të stacionit të fundit të autobusit të linjës numër 57, është kapur një person duke hedhur mbetje në mënyrë të paligjshme, për çka u dënua me gjobë.

Fundjavën e kaluar rojet komunale të Qytetit të Shkupit shqiptuan 11 gjoba për persona fizikë për mosrespektimin e dispozitave ligjore dhe hedhjen e mbetjeve në sipërfaqe publike në Parkun e qytetit.

Qyteti i Shkupit vazhdon me mbikëqyrjen e intensifikuar në sipërfaqet publike. Gjobat shqiptohen pa dallim për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin, ndotin mjedisin jetësor dhe kërcënojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.