
Shënohet 74 vjetori i NTP-së - Ky do të jetë viti i rimëkëmbjes së NTP-së, tha drejtori Ilievski 17.1.2022
Kushte më të mira pune dhe vlerësim real i punës së shoferëve të autobusëve. Këtë theksoi drejtori i ndërmarrjes publike Ivan Ilievski në ditën e shënimit të 74 vjetorit të formimit së NTP-së Shkup.
“Problemi me personat që janë angazhuar për vite me radhë nëpërmjet punësimeve të përkohshme duhet të zgjidhet dhe ata duhet të marrin statusin e të punësuarit në kohë të pacaktuar. Puna duhet të vlerësohet në mënyrë adekuate dhe NTP-ja përfundimisht të bëhet një ndërmarrje ku punëtorët do të jenë krenarë që janë pjesë e saj”, tha Ilievski.
Për drejtorin e NTP-së Ilievski ky vit do të jetë viti i rimëkëmbjes së ndërmarrjes e cila për vite me radhë nuk është menaxhuar mirë.
“Këtë vit do të kryhet riorganizimi dhe kursimi i mjeteve. Do të jetë një vit i vështirë për shkak të çmimeve të karburanteve, por ne duhet të jemi të suksesshëm që përfundimisht kjo kompani të jetë një servis i vërtetë për qytetarët. Problemi është se 4 vitet e fundit janë akumuluar borxhe dhe askush nuk është kujdesur për atë se si funksionon NTP-ja. Prandaj po fillojmë t'i vendosim gjërat në një sistem i cili do të funksionojë”, shtoi drejtori i NTP-së, Ivan Ilievski.
Në manifestim mori pjesë edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ndërsa me rastin e shënimit të 74-vjetorit të NTP-së u ndanë çmime dhe falënderime për përvojë pune mbi 40 vjet për Vesna Apostoloviq, Ajten Hazir, Tërpe Kostadinovski, Vanço Stojçeviq, Zoran Spasovski, Momçilo Dodevski dhe Dushko Dimovski.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK