GJATË FUNDJAVËS JANË SHQIPTUAR 76 DËNIME PËR PARKIM TË PARREGULLT NË VODNO 17.2.2020

Për të mbrojtur malin Vodno nga ndotja dhe për të mundësuar lëvizjen papengesa dhe të sigurt të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht të këmbësorëve dhe çiklistëve, radarët komunal të qytetit edhe këtë fundjavë kryen kontrolle të përforcuara  për parkim të parregullt në sipërfaqe publike dhe kanë shqiptuar gjithsej 76 gjoba për parkimin në gjelbërim (14 të shtunën dhe 62 të dielën).

Falë këtyre kontrolleve të përforcuara të radarëve komunalë të qytetit këtë fundjavë, u shmangën bllokimet e trafikut, autobusët falas ishin plotë, ndërsa vizitorët kishin kushte optimale për rekreacion.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mundësuar rekreacion të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur Vodno është më së shumti e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe NP "Parkingu i qytetit"  ka sjellë parkimin zonal në parkingjet në Vodno të mesme. Në parkingjet aty është vendosur sinjalizimi adekuat horizontal dhe vertikal si dhe tabela informative. Parkimi është falas për personat me hendikep, si dhe për autobusët turistik, ndërsa sanksionohet parkimi i parregullt. 

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t'i parkojnë vetëm në vend-parkime të lejuara për këtë qëllim.