ËSHTË PASTRUAR DEPONIA NËN KALE, PRONARËT TË OBLIGUAR TA RRETHOJNË DHE PASTROJNË PARCELËN 17.2.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit këto ditë kanë pastruar tërësisht hapësirën nën nën Kalanë e Shkupit, e cila deri vetëm disa javë më parë ishte shndërruar në vendbanim dhe  deponi të egër dhe ishte burim i ndotjes së ajrit për shkak të zjarreve që digjeshin në ambient tl hapur.

Meqenëse lokacioni në fakt është në pronësi private, Qyteti i Shkupit i detyroi pronarët që ta rrethojnë vendin dhe i paralajmëroi se në të ardhmen ata janë përgjegjës për ruajtjen e higjienës së parcelës.

Qyteti i Shkupit paralajmëron kontrolle të përforcuara dhe dënime rigoroze për ata që lejojnë në parcelat e tyre të hedhen dhe mblidhen mbeturina dhe të krijohen deponi të egra që ndotin, shëmtojnë mjedisin jetësor si dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.