OBJEKTI I ZYRËS PËR UDHËHEQJE ME LIBRAT E GJENDJES CIVILE, SHNDËRROHET NË QENDËR RINORE 17.2.2021

Kryetari Petre Shilegov dhe Kryetari i Komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviç, sot hapën Qendrën e re Rinore "Matiçno", e vendosur në objektin e Zyrës për udhëheqje me librat e gjendjes civile, në rrugën Mihail Cokov.

Bëhet fjalë për një objekt kulti që kishte nevojë për një rindërtim të plotë dhe tani ajo rritet në një qendër rinore ku organizata të ndryshme rinore, si dhe grupe joformale do të mund të realizojnë veprimtaritë e tyre edukative dhe kulturore.

- Nisma për këtë projekt erdhi nga të rinjtë nga komuna Qendër, e cila është një dëshmi e gjithëpërfshirjes që ne duam ta fusim në çdo segment të shoqërisë. Bëhet fjalë për një nga objektet e kultit në qytetin tonë, ndërtesën e "Matiçno" që nuk u rinovua për 52 vjet, dhe tani ne mund ta shohim atë në një dritë krejtësisht të ndryshme dhe më të bukur. Ajo që më bën të lumtur është që iniciativa e pranuar nga të rinjtë është një dëshmi se si me bashkëpunimin ndërinstitucional mund të krijojmë më shumë cilësi nga diçka që ishte e rrënuar. Këtu në radhë të parë nënkuptoj bashkëpunimin që e realizuan Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Qendrës me dhënien e këtij objekti për përdorim të përhershëm Komunës, prezantimin e organizatave të ndryshme dhe ndihmën e donatorëve që ishte pjesë e këtij procesi, dhe ndihma indirekte që Qyteti i Shkupit a jep Komunës së Qendrës, veçanërisht në realizimin e programeve që u referohen të rinjve në vendin tonë - tha Kryetari Shilegov, në konferencën e sotme për media.

Shilegovi theksoi se është krenar që një Qendër e këtillë Rinore buron nga zemra e Shkupit, nga komuna e Qendrës, si një shembull që duhet të ndiqet nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale.

- Ne para sisa muajve kishim konferencë të përbashkët për media në të cilën filloi rinovimi i këtij objekti, tani ne e shohim atë në një dritë krejtësisht të re, që do të thotë se mund të mos kemi nevojë për aq shumë burime materiale, nuk kemi nevojë për aq angazhim, sesa është e nevojshme krijimtaria në realizimin e projekteve të caktuara. Kjo është arsyeja pse të rinjtë duhet të jenë pjesë e këtij procesi sepse kreativiteti i tyre na ndihmon ne që drejtojmë institucionet për të ndryshuar perspektivën. Qyteti i Shkupit i mbështet të rinjtë në qytetin tonë. Deri më tani, disa herë, më shumë se 4 herë, i kemi rritur fondet buxhetore në krahasim me të kaluarën, me të cilën ne mbështesim të rinjtë e Shkupit në fushën e sportit dhe kulturës. Ne gjithashtu mbështesim nxënësit e mirë duke u siguruar bursa. Këto janë politika që unë mendoj se janë politikat e duhura dhe janë një investim në të ardhmen, dhe një pjesë e punës sonë është të mendojmë për të ardhmen. Pikërisht këta fëmijë që tani po e japin këtë kreativitet, për dhjetë vjet do të jenë bartës të jetës shoqërore - tha Shilegov.

Në ngjarjen e sotme morën pjesë gjithashtu edhe Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski dhe Zëvendës Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski.

Komuna e Qendrës është komuna e parë në territorin e Shkupit, dhe në vend që hap një qendër të tillë rinore si një obligim që del nga Ligji për Pjesëmarrjen e rinisë dhe Politikat rinore.