QYTETI I SHKUPIT PREJ SOT PUNON NGA ORA 9:00 DERI 14:00 17.3.2020

Për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve, shërbimet e qytetit të Shkupit nga sot / 17.03.2020, e martë / do të punojnë me orar të shkurtuar, nga 9 deri në 14 orë. Ky kufizim i orarit të punës nuk do të vlen për inspektorët e Qytetit dhe radarët  komunal.

Sportelet për çështje pronësore në barakën me numër 16 do të punojnë gjithashtu me orar të reduktuar, nga ora 10 deri në ora 12. Njëri sportel do të punojë për marrjen e dokumenteve dhe tjetri për lëshimin e dokumenteve. Në barakën me numrin 16, qytetarët do të mund të hyjnë një nga një, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve nga përhapja e koronavirusit.

U bëjmë thirrje qytetarëve që do të presin jashtë radhën për të hyrë në barakë, të mbajnë distancën prej minimum një metër.

Arkivi i Qytetit të Shkupit do të jetë i hapur nga 9 deri në orën 14.

Orari i punës i reduktuar i Qytetit të Shkupit sillet në përputhje me masat dhe rekomandimet e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për çdo ndryshim në situatën  e re në vendin tonë, qytetarët do të informohen në kohë.