Drisla po modernizohet me makineri të reja ndërtimore për trajtimin më të shpejtë të mbetjeve 17.3.2022

Trajtimi më i shpejtë i mbetjeve dhe kursimi nga praktika e deritanishme e huazimit të makinerive ndërtimore nga kompani të jashtme është përfitimi nga prokurimi i katër makinerive e reja në Ndërmarrjen publike “Drisla”. Janë siguruar dy buldozerë dhe dy ngarkues, gjë me të cilën do të përmirësohet trajtimi i mbetjeve në deponi.

Ndërmarrja publike “Drisla” kryente veprimtarinë me pajisje të vjetra që kërkonin servisim të vazhdueshëm, dhe në të njëjtën që të realizohet në mënyrë adekuate trajtimi i mbetjeve huazoheshin makineri nga kompani të jashtme gjë me të cilën shpenzimet e ndërmarrjes për këtë qëllim ishin shumë të mëdha. Tani po kursehen në mënyrë të ndjeshme mjete që ndaheshin më parë për servisim dhe huazim, dhe do të përmirësohet ndjeshëm trajtimi i mbetjeve. Në vitet e kaluara ndërmarrja ka huazuar makineri ndërtimore nga kompani të jashtme, për të cilat janë ndarë shuma të mëdha mjetesh financiare, në këtë mënyrë kjo praktikë reduktohet me qëllimin përfundimtar ndalimin e plotë të saj, dhe makineritë që përdoren të jenë në pronësi NP “Drisla”, theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.  

Për drejtorin e NP “Drisla” Jane Micevski, ky investim është i rëndësishëm për të parandaluar një vatër të nxehtë ekologjike në qytet.

Katër makineritë me vlerë rreth 30 milionë denarë janë sipas standardeve evropiane dhe botërore për cilësinë e pajisjeve ndërtimore dhe emetimeve të gazrave shkarkues, që mundëson jo vetëm kursimin e karburantit, por edhe përmirësimin e proceseve të punës dhe shërbimeve për qytetarët. Makineritë ndërtimore që janë përdorur deri tani janë të vjetra, të amortizuara dhe në gjendje shumë të keqe, vazhdimisht ndodhin defekte dhe servisohen çdo ditë brenda mundësive. Me mekanizimin e ri do të kemi vazhdimësi në punë dhe do ta përshpejtojmë procesin me qëllim që të mos krijohet vatër e nxehtë ekologjike, tha Micevski.

Investimi në mekanizimin e NP “Drisla” është vazhdim i modernizimit të kësaj ndërmarrjeje ku dy javë më parë u vu në përdorim sterilizuesi për mbetjet mjekësore.