
Arsovska dhe Koalicioni Ballkanik i Grave me iniciativa të reja për politika gjinore 17.3.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot pati një takim pune me përfaqësues të Koalicionit Ballkanik të Grave. Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit të Qytetit të Shkupit me Koalicioni Ballkanik të Grave, me qëllim zhvillimin e sipërmarrjes sociale dhe të grave në nivel lokal dhe iniciativave të reja për politika gjinore.
- Nëpërmjet bashkëpunimit të përbashkët do të tregojmë se së bashku mund të punojmë edhe në nivel lokal, në drejtim të mbështetjes së projekteve zhvillimore për sipërmarrjen sociale të grave. Jashtëzakonisht i rëndësishëm është sigurimi i mbështetjes sistemore që do të garantojë siguri ekonomike dhe pavarësi financiare, si dhe trajtim të drejtë për t'u mundësuar grave avancimin në karrierë - tha Arsovska në takimin e sotëm.
Kryetarja Arsovska në panel diskutimin e mbajtur më 8 mars, në kuadër të Platformës Kombëtare për Gratë Sipërmarrëse, nënshkroi Deklaratën për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së grave sipërmarrëse, e cila si një nga synimet do të inkurajojë krijimin e politikave në procesin e reformave për pjesëmarrjen më të madhe të grave në procesin e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave në nivel lokal dhe kombëtar.
Nga 13 deri më 20 mars në Shkup mbahet Konferenca e Koalicionit Ballkanik të Grave”, me pjesëmarrjen e përfaqësueseve nga shtatë vende të Ballkanit, të cilat punojnë së bashku në Projektin “Zhvillimi i Ndërmarrjeve Sociale/Sipërmarrjes” nga viti 2020 deri në vitin 2022.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK