
Në rrugën “Butelska” po formohet korridor i gjelbër dhe po rregullohet parku “Skulptura” në Gazi Babë. 17.3.2022
Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” këtë periudhë janë duke punuar në rregullimin e hortikulturës së pjesës së dytë të rrugës “Butelska” dhe të parkut “Skulptura” në rrugën “Brigada e 16-të Maqedonase” në komunën e Gazi Babës.
Në rrugën “Butelska” po punohet në formimin e një korridori të gjelbër me një sipërfaqe prej 1600 metrash katrorë, me rinovimin dhe mbjelljen e një sipërfaqeje të re me bar dhe ruajtjen e vegjetacionit. Realizimi i korridorit të gjelbër në Butel bëhet me frezimin e shtresës ekzistuese, duke vendosur një shtresë të re cilësore dheu, sistem ujitës dhe me mbjelljen e gjelbërimit të ri. Në zonën e re të gjelbëruar do të mbillen fidanë gjetherënës dhe me gjelbërim të përhershëm dhe shkurre zbukuruese.
Në rrugën “Brigada e 16-të Maqedonase” në komunën Gazi Baba po zhvillohen aktivitete për rregullimin e parkut “Skulptura” me sipërfaqe të përgjithshme 4200 metra katrorë. Në këtë segment po ndërhyhet në të gjithë vegjetacionin, po rinovohet dheu, si dhe po vendoset sistem ujitjeje, i cili do të mundësojë mirëmbajtjen e vazhdueshme të gjelbërimit. Gjelbërimi i planifikuar përbëhet nga fidanë me gjelbërim të përhershëm dhe gjetherënës, të cilët i përgjigjen nga ana funksionale dhe estetike hapësirës së cilës i janë përshtatur sipas kushteve klimatike.
Qyteti i Shkupit së bashku me NP “Parqe dhe Gjelbërim” vazhdon me aktivitetet për rregullimin e brezave të rinj të gjelbër dhe formimin e korridoreve të gjelbra nëpër vendbanimet në Shkup.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK