GJATË FUNDJAVËS JANË SHQIPTUAR 9 GJOBA DHE 47 VËREJTJE PËR HEDHJEN E PARREGULLT TË MBETURINAVE TË RËNDA 17.8.2020

Ekipet e Inspektoratit të Qytetit me mbështetjen e Eko-patrullës së NP "Higjiena Komunale" këtë fundjavë zhvilluan aksione në disa lokacione në komunën e Çairit dhe Karposhit,  për të kontrolluar sipërfaqet publike, në lidhje me hedhjen e parregullt të mbeturinave të rënda.

Gjatë këtyre kontrolleve, inspektorët hasën qytetarë që hidhnin mbeturina të rënda  në mënyrë të parregullt, me ç’rast shqiptuan 47 vërejtje dhe 9 gjoba.

Kontrollet u kryen në disa lokacione të cilat paraprakisht ishin përmendur si vende ku shpesh herë mbeturinat e rënda deponohen në mënyrë të parregullt, dhe për zbatim më të suksesshëm të aksionit, u përdor një dronë në mbikëqyrje.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që ta mbrojnë mjedisin dhe hapësirat publike nga ndotja, dhe mbeturinat shtëpiake t'i deponojnë ekskluzivisht në kontejnerët e destinuar për mbeturina komunale.

Rikujtojmë se NP "Higjiena Komunale" ka sjell risi në shërbimin për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave të rënda nga shtëpitë e qytetarëve. Banorët e qytetit të Shkupit, të cilët kanë nevojë të lirohen nga mobilet e tyre të vjetra dhe pajisjet e papërdorshme elektronike dhe elektrike, mund të porosisin shërbimin për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave me automjetet speciale të NP "Higjiena komunale" në numrin falas të telefonit 0800 222 33.

Me ndryshimet e shërbimit, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mundësinë që mbeturinat e tyre të rënda të merren direkt nga brenda shtëpisë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për amvisëri individuale apo kolektive.

Shërbimi për mbledhjen e mbeturinave të rënda nga shtëpitë e qytetarëve paguhet në përputhje me listën e çmimores të NP "Higjiena Komunale".